Ja fotoja e parë nga dasma e George Clooney-t (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fustani dhe kostumi i Clooney-Alamuddin ka qënë në fokusin e mediave rozë, pas një dasme madhështore. Fotoja e parë e dasmës së aktorit George Clooney me avokaten Amal Alamuddin tashmë është publikuar.

36-vjeçarja kishte veshur një fustan me vello nga Oscar de la Renta, ndërsa 53-vjeçari kishte zgjedhur një kostum nga Georgia Armani. Të gjitha fotot e dasmës janë publikuar nga ‘Hello!’ dhe ‘People’.

Çifti u martua të shtunën në Venecia në prani të 100 të ftuarve, mes të cilëve gjendeshin Matt Damon, Cindy Crawford, Emily Blunt dhe Bill Murray. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori