“Mbappe është jashtëtokësor”

Pas fitores së Paris Saint-Germain ndaj Real Madridit (1-0), portieri i parisienëve, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar ndaj penalltisë së humbur të Messit dhe ka lëvdatuar bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe.

Duke folur për Sky Sport Italia pas ndeshjes, italiani tha: “Nuk kam asgjë për të thënë për Leon, këto gjëra i ndodhin kujtdo. Të gjithë e dimë se kush është Messi.”

“Kylian është një alien. E shihni në stërvitje dhe ndeshje, ai është thjesht i mrekullueshëm. Nuk e di se çfarë do të bëjë ai sezonin e ardhshëm, kjo varet nga ai, por ne do të kënaqemi derisa ai të jetë këtu”. /albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 17:12

Tags: ,