Ja fotografia që sigurimi i Gruevskit kërkoi të fshihet (FOTO LAJM)

Së fundmi në media po qarkullon fotografia për të cilën sigurimi i Gruevskit "ju afrua" gazetarëve të televizionit nacional Tv 21 dhe i kërkoi që të fshi fotografitë e bëra përderisa ish kryeministri ishte duke bërë shëtitje nëpër sheshin Maqedonia në Shkup.

Nga TV21, konsiderojnë se ish-kryeministri si fytyrë publike, është mirë të dihet se çfarë bënë dhe se sillet ai, ndërsa i bëjnë thirrje partisë së tij, dhe ministrisë së punëve të brendshme që të sqarohen për këtë incident.

Kamerat e sigurimit të TV21 e kanë xhiruar ndërhyrjen e pjesëtarëve të sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pa leje në hapësirat e këtij televizioni. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2016, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori