Reshjet e dendura të shiut, dy lumenjtë që rrezikojnë të dalin nga shtrati

Reshjet e pandërprera gjatë natës dhe ditës së sotme, në dy lumenjtë Zezë dhe Ishëm në Fushë-Krujë kanë arritur gati në kuotën maksimale.

Nëse vijojnë reshjet me këtë intensitet, rrezikohet të dalin nga shtrati dy lumenjtë dhe të sjellin përmbytje.

Çdo vit, disa fshatra të zonës përmbyten.

Një rrezik i tillë mund të përsëritet nga reshjet e dendura të shiut.


Shtuar 6.12.2021 11:32