Si dukeshin Astrit Dehari dhe vëllai i tij kur ishin fëmijë (FOTO LAJM)

Vellezerit, Astrit dhe Arbenor Dehari. Te dy te vdekur ne rrethana te paqarta, por qe zyrtarisht jane raportuar si vetevrasje
Vdekja e Astrit Deharit në ambientet e burgut e ka tronditur rëndë opinionin publik të Kosovës.

Madje, disa prej tyre kanë publikuar disa foto nga fëmijëria e të ndjerëve Astrit dhe Arbnor Dehari, dy djemve të familjes Dehari.
foto shfaqen Astriti dhe Arbnori së bashku me motrën e tyre Albanën. Fotografitë duket që flasin shumë për fëmijërinë e tyre, të rritur në frymën kombëtare dhe me dashuri për kulturën dhe veshjen popullore.

Në një film dokumentar të para disa viteve, familja Dehari rrëfen jetën e tyre nga Zvicra dhe kthimin në Kosovë për të kontribuar.
Në këtë dokumentar flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij, tashmë të ndjerë, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Arbnori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh. "Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë", ishte shprehur Arbënori.

Por, edhe vëllai i tij, Astriti, ishte shprehur se nuk mund të paramendojë të jetojë në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund t'i kalonte atje.

Astrit Dehari ndërroi jetë dy ditë më parë tragjikisht në ambientet e burgut, gjë e cila ka tronditur rëndë opinionin publik të Kosovës dhe e ka vënë në një sprovë të madhe qeverinë, e cila duhet të japë shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi për vdekjen e të riut. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori