Ja çfarë thotë Zajmina për udhëtimin në Maldive dhe rikthimin tek ish i dashuri (FOTO LAJM)

E bukur dhe e kuruar në çdo detaj, 29-vjeçarja Zaimina Vasjari ka rrëfyer jetën e saj në ekran jo si këngëtare, por dhe si biznesmene e dyqanit të saj të fustaneve. Në një intervistë për Kelvi Kadillin në “In TV”, Zai nuk hezitoi t’u përgjigjej pyetjeve pikante, siç ishte ajo e kthimit në retrospektivë me zakonin e saj për të mos veshur të brendshme.

Vetë artistja shpjegoi se këtë gjë e ka bërë që kur ishte shumë e re, për faktin se nuk ka pse të veshë të brendshmet kur ato duken keq poshtë një fustani elegant. Nuk munguan pyetjet private për këngëtaren, e cila dukej shumë bukur e veshur në stilin kamuflaz.

Pyetjes se sa të dashur ka pasur deri tani, ajo nuk iu përgjigj, duke e kaluar me të qeshur, ndërsa pas ngacmimit pasues se a e ka lënë ndonjëherë i dashuri, ajo u shpreh: “Mua vetëm më kanë kërkuar”. Pas pyetjes a do të martohesh, ajo reagoi me kundërpyetje: “Pse, është çudi të martohem unë?”.

Dialogu mes tyre më pas për të dashurin vazhdoi kështu: “E kush është ky tipi?, ishte pyetja e gazetarit, ku nënkuptohej djali që i ka rrëmbyer zemrën.

“Ky tipi është ai tipi”, “Ai që ke shumë, shumë kohë? Ëhë”, pohoi ajo. Duke shtjelluar më tej statusin e saj aktual, Zaimina u shpreh: “Për momentin nuk kam plan për martesë. Sa për unazën e fejesës që mori më 14 shkurt në ishujt Maldive, tregoi: ”Na duhej një udhëtim, dhe pse mos ta bënim kur unë i dashuroj udhëtimet e më shtojnë jetën. Pranova, thashë “Hajt Maldive”.

Më pas rezultoi se kjo nuk ishte rastësi, por e menduar shumë mirë nga ai. Ishte Shën Valentini, e atë mëngjes mora unazën dhe fjalët që ishin shumë të bukura. Unë ndihem me fat”, e përfundoi rrëfimin e saj. Zaimina dhe i dashuri i saj, që kur ishte 17 vjeçe, u përfolën për një ndarje vjeshtën e kaluar. Por mesa duket, dashuria e çiftit është aq e fortë, sa ata i rezistuan ndarjes vetëm 3 muaj, për t’u kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Shtuar më 18/03/2017, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori