Ja çfarë i pret kundërshtarët e SHBA-ve në rast se ndodh Lufta e III Botërore (FOTO LAJM)

Me një gjatësi prej 91 metrash dhe lartësi afro 19 metra në bishtin e tij, ky mund të konsiderohet edhe si avioni më i frikshëm transportues ushtarak i Forcave Ajrore amerikane.

Bëhet fjalë për “Lockheed Martin’s C-5 Galaxy”, me një depo fluturuese prej 36 metrash të gjatë dhe 5 metra të gjerë, që mund të mbajë njësite ushtarake të gatshme për luftim, apo të ofrojë furnizimet e nevojshme kudo në botë.

“C-5 Galaxy” ka një kapacitet prej 142 tonësh, aq sa është ekuivalenti i mbajtjes së dy tankeve “M1A1 Abrams”, 6 autobusë, apo 25.8 milionë topa ping pongu.

Shihni fotot e mësipërme për t’u njohur më mirë me këtë “bishë” të ushtrisë amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori