Ja dy aktivistët e VV-së që u therën mbrëmë me thikë (FOTO LAJM)

Arbër Sejdiu
​Dy aktivtë të Lëvizjes Vetëvendosje janë sulmuar mbrëmë në zyret e tyre në Prishtinë nga djemtë e Sabit Gecit, Kushtrimi dhe Albani. Kështu thuhet në njoftimin e LVV-së, ku ndër të tjera, zëdhënësit, Frashër Krasniqi, thotë se dy aktivistët e tyre Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli kanë qenë duke qëndruar para zyrës së Lëvizjes kur ka disa persona në mesin e tyre djemtë e Sabit Gecit kanë dalë të armatosur dhe kanë sulmuar ata.

Aktivistët Sejdiu dhe Makolli pasi kanë marrë trajtimin e duhur në QKUK janë lëshuar në shtëpi. Ndërkohë policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre e të cilët thuhet se janë djemtë e Sabit Gecit. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Frashër Krasniqi, ka rrëfyer për “Zërin” në tërësi se si ka ndodhur ngjarja ku dy aktivistët e tyre kanë mbetur të therur me thikë.

"Rreth orës 21:20, një grup personash në mesin e të cilëve edhe dy djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim dhe Alban Geci, sulmuan dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ndodheshin para zyrës sonë. Njëri nga djemtë e Sabit Gecit, parkoi makinën BMË mu në hyrje të selisë dhe doli duke i sharë e kërcënuar aktivistët", rrëfen Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2015, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori