Ja cili është modeli i ri i prezantuar nga Ferrari (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ferrari ka prezantuar versionin kabrio për modelin e frikshëm 458 Speciale që do të dalë në shitje me 499 njësi. 458 Speciale A pritet të debutojë më 2 tetor në panairin e makinave në Paris dhe pritet të jetë versioni i fundit i serisë 458.


Modeli Special A do të jetë makina e fundit e Ferrarit që do të ketë motor V-8. Motori që shihet si kryevepër e kompanisë italiane, ka 4.5-litra që mundëson zhvillimin e 597 kuaj fuqive. Që do të thotë 133 KF për litër. Në rrugë motori mundëson që vetura të arrijë 100 kilometra në orë për vetëm tre sekonda ndërsa një rreth në pistën Fiorano të Ferrarit e kalon për 1 minutë e 23 sekonda. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori