Ja cilat janë 12 qytetet më të shtrenjta në botë (FOTO-LAJM)

1. Londer
Pëlqej
Agjencia e pasurive të patundshme, "Savils" rendit Londrën si qytetin më të shtrenjtë në botë duke ia kaluar edhe Hong Konkut.
Në vitin 2008, Londra renditej e pesta dhe kalimi në majë ka ardhur si rezultat i shpërthimit të çmimit të pronave dhe i luhatjes së valutës.

"Këtë vit kemi pasur një rritje modeste të çmimi të pronavepatundshme në të gjitha qytetet kryesore botërore, madje disa kanë pasur rënie të lehtë. Pritet që kjo tendencë e zbutur të vazhdojë, teksa interesi i investimeve dhe aktiviteti i tregjeve të zhvendoset në qytetet e dorës së dytë. Ky nivel më i ulët i rritjes së çmimeve bën që luhatjet e valutave të sjellin ndryshime të mëdha në renditjen tonë, të cilën e kemi shprehur në dollarë. Për ndërkombëtarët që analizojnë kostot e tyre lokale, kjo do t’i bëjë më shumë të mendojë sesa tregjet e pronavepatundshme, vitin që vjen." thotë Yolande Barnes, drejtoreshë e studimit botëror në Savills.

Çmimet e banesave në Londër gjatë vitit të kaluar janë rritur për 18.4 për qind, ndërsa çmimet e hapësirave për qira në 12 muajt e fundit janë rritur nëntë për qind. Për shkak të çmimit të rritur, 2,700 metra katror për hapësira biznesore në Londër do të kushtojnë 100 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori