Ja çfarë pamje do të ketë muzeu i Artit Mesjetar në Korçë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në Korçë pritet të nisin punimet për ndërtimin e një godine të re për Muzeun e Artit Mesjetar Korce, pa dyshim një nga muzeumet me të bukura të vendit me një koleksion fantastik ikonash.

Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni i objekteve prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj., janë shembuj të një pasurie e larmie vlerash të paçmuara.

Në veçanti, koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë në numër(rreth 6.500 ikona) dhe po aq i bukur e i krahasueshëm me gjithë artin tjetër bizantin e pasbizantin të krijuar në territoret fqinje të inkuadruara në ish Perandorinë Bizantine. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori