Ja çfarë ndodh kur Artan Grubi bën "nacionalistin" (FOTO LAJM)

Postimi në Facebook i deputetit të BDI-së, Artan Grubi
Qeveria e Maqedonisë ka miratuar vendimin për liberalizimin e kufirit me Kosovën. Pas nënshkrimit nga dy ministritë përkatëse dhe ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes, qytetarët e dy shteteve mund të kalojnë së shpejti kufirin vetëm me letërnjoftime.

Deputeti i BDI-së bëri menjëherë pas këtij vendimi postoi një status në profilin e tij në Facebook, ku ndër të tjera shkruan se shumë shpejt kufinjtë mes shqiptarëve do të zhduken.

Por kaq ka mjaftuar që lexues të Portalit Albeu të nisin menjëherë ironitë me zyrtarin e BDI-së.

Siç mund ta shihni edhe në fotot e mësipërme, komentues në Albeu.com, por edhe në faqen tonë në Facebook, duket se nuk i besojnë shumë fjalëve të Grubit. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori