Ja çfarë ka shpëtuar nga shtëpia e Adem Jasharit (FOTO LAJM)

Vegla Bujqësore
Në 18-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit Adem Jashari, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës ka hapur në Prekaz muzeun me ekspozitën e përhershme, "Qëndresa heroike e Jasharëve për liri", me autor Sadik Krasniqi.

Eksponatet e vendosura në Muzeun e Jasharajve në Prekaz ndahen në tri grupe: eksponate tredimensionale, fotografi dhe dokumente, harta dhe shtypi i kohës, raporton RTV21.

Shumë eksponate, kryesisht të familjes Jashari dhe të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, si gëzhojat e kalibrave të ndryshme, paraqesin fakte konkrete mbi rrjedhën e luftës së Jasharajve para 18 vjetëve dhe rezistencën në përballje me ushtrinë dhe policinë serbe. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2016, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori