Milani merr një super mbrojtës

Milani po shkon drejt mbylljes së një operacioni mjaft të rëndësishëm.

Kuqezinjtë kanë arritur akord total me lojtarin e Romës, Florenzin, i cili pritet të mbërrijë në ditët në vazhdim. Kontaktet me Romën janë të vazhdueshme dhe operacioni po shkon drejt mbylljes me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, e cila në rast paraqitjesh të mira të italianit bëhet e detyrueshme.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është mjaft i kënaqur me përforcimin e ri në krahun e djathtë, teksa ky i fundit kaloi i një moment mjaft të mirë te Paris Saint Germain sezonin e kaluar, ky regjistroi 36 ndeshje, 2 gola dhe 1 asist.


Shtuar 9.08.2021 23:29