Ivanoviç i shtrirë, del fotoja nga momenti i vrasjes (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mediat serbe kanë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e vendosura tek zyra e Ivanoviqit, edhe përkundër faktit se ishte thënë se ato ishin ndalur 12 ditë para se të ndodhte vrasja.

Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinjë i Ivanoviçit dhe sekretari i partisë.

Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.

Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhet një vit prej kur u vra Oliver Ivanoviç.

Me 16 janar në Serbi do të organizohet ndërkohë një protestë masive, me rastin e një vjetorit të vrasjesIvanoviçit.
Shtuar më 15/01/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori