"Iu turrën Saimirit", Ariana reagon pas akuzave të binjakeve (FOTO LAJM)

Binjaket e "Love Story" morën të gjithë vëmendjen me komentin e tyre mbi vajzat e kastit, duke e cilësuar sjelljen e tyre si të pahijshme dhe të degraduar.

Vajzat e tjera u hodhën menjëherë në sulm pas komentit të binjakeve, ndërsa Ariana veproi ndryshe. Ajo u shpreh se u vetmi veprim që vajzat kanë bërë në prapaskenë është që kanë puthur e përqafuar Saimirin.

“E pashë intervistën e binjakeve por nuk mendoj që asnjë nga ne vajzat ka bërë një sjellje të degraduar apo të pahijshme. Fundja fare një përqafim nuk është degradim. Një puthje në faqe nuk është fare degradim për mendimin tim. Për atë kemi ardhur, me qëllimin që të fitojmë zemrën e Saimirit. Nuk kam qenë vetëm unë, kemi gjenë gjitha që kemi vrapuar pas saimirit për një përqafim për një foto dhe pse jo një puthje në faqe.

Nuk kam fare një koment për binjaket sepse nuk më intereson fare pjesa e binjakeve apo kandidateve të tjera. Kam ardhur këtu për një qëllim dhe jam e vendosur, kam ardhur këtu për Saimirin”, është shprehur Ariana.

Ndërkohë, e pyetur si do ta komentonte faktin që ato janë dy motra dhe kanë ardhur këtu për një qëllim, Ariana thekson se nuk i takon asaj të japë një gjykim për këtë fakt.

“Nuk më takon mua ta kometoj këtë fakt, as t’i gjykoj as t’i paragjykoj. Nuk kam ardhur këtu për të paragjykuar sepse jemi vajza dhe e kuptoj shumë mirë se si mund të ndihen”, tha ajo në Daily Love Story.

Shtuar më 21/11/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori