Sekuestruan 20 mijë paund në Durrës, komentuesit shpërthejnë kundër policisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia kufitare ka bërë me dije se ka arrestuar një 40 vjeçar nga Mati pasi i janë gjetur rreth 20300 paund britanikë të padeklaruar.

Shtetasi me iniciale, B.D, mësohet se jetonte prej 7 vitesh në Londër, ndërkohë që ende nuk dihet burimi i shumës së parave që posedonte, dhjetra komentues kanë shpërthyer kundër policisë.

"..ku ti keni mu ne shtet , 7 vjet ka punu njeri pa letra ku ka me i deklaru ai simas jush.?? rrac e degjenerume njer ne per ju plera" shkruan një komentues.

"ju te doganave qe boni kto lloj sekuestrimesh... po ju vete beni pislleqe nga me te ndryshmet per dy leke o rob q... pse nuk e beni punen tuaj me njerezit e pasur apo te pushtetshem apo aty hiqet puna ee... legena punojnes" shkruan një tjetër.

Për më shumë ju ftojmë të shihni galerinë e mësipërme.


NJOFTIMI I POLICISË

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë 20.300 paund britanik një shtetasi nga Mati, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.Kontrolli i imtësishëm u krye në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare, njoftoi Policia e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime: Ditën e sotme, është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.

Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Paratë dyshohet se janë përfitur nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20.300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” .

Shtuar më 21/10/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori