Iu hodh sipër motorit, njihni policin hero të rrugores që kapi grabitësin në Tiranë (FOTO LAJM)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e dhunshme ditën e sotme në mes të Tiranës.

Dy grabitës qëlluan me levë në kokë një kambist të valutës monetare dhe tentuan ti merrnin një shumë prej 60 000 eurove, por në momentin e largimit njëri prej tyre është arrestuar.

Mësohet se grabitësi po tentonte të largohej me një motor, por një polic rrugor ka parë të gjithë skenën dhe i është hedhur sipër edhe pse ishte në lëvizje.

Më pas në ndihmë të tij kanë ardhur kolegët të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e grabitësit.

Ndërkohë kambisti i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /albeu.com/




Shtuar më 29/03/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori