U vra në luftë nga rusët, gjesti i aktori ukrainas para se të vdiste përloti botën (FOTO LAJM)

Aktori ukrainas Pasha Lee ka bërë një gjest të veçantë duke i dhënë jelekun e tij anti-plumb një fëmijë pak para se të vdiste. Ylli i filmit kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse.

Kur evakuimi u ndërpre nga sulmi rus, aktori thuhet se hoqi jelekun e tij anti-plumb dhe ia dha fëmijës që mbante. Lee u vra në afërsi të Kievit. Pak ditë pas nisjes së luftës, ai iu bashkua forcave ushtarake për të luftuar kundër agresionit rus.

Pasha ishte shfaqur në disa filma dhe zëri i tij u shfaq gjithashtu në versionet ukrainase të filmave hit The Lion King dhe The Hobbit.