Ismaili publikon pagat, kaq paguhen mjekët dhe infermierët (FOTO LAJM)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka publikuar sëfundmi në Facebook pagat e personelit shëndetësor pas miratimit të Ligjit të Pagave në Kuvendin e Kosovës.

Ismaili ka treguar se paga më e ulët në shëndetësi do të jetë për infermierët e cila shkon në 525 euro për muaj, kurse ajo më e larta është për mjekun specialistë dhe mjekun specialistë të mjekësisë familjare në shumë prej 1195 euro për muaj.

"Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vjetët e fundit", shkruan ministri. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori