ISIS tmerron edhe Australinë, ja çfarë shpate përdornin për të vrarë njerëz (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një lajm tronditës vjen nga Australia.

Jehona e organiztës terroriste ISIS ka arritur edhe në këtë shtet.

Policia australiane, ka ndërmarrë një aksion, ku ka vënë në pranga 15 persona.

Ata akuzohen se kanë përgatitur një plan ogurzi, duke zgjedhur rastësisht një person, të cilit më pas do ti prisnin kokën me një shpatë të madhe.

E gjithë biseda dhe plani është zbuluar nga ana e policisë, e cila ka vënë në pranga 22-vjeçarin Mohammad Ali Baryalei bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij.

Ai, veç përgatitjes së këtij plani të zi, kishte rekrutuar edhe shumë persona nga Australia, për ti çuar në kampet e luftës në Siri dhe në Irak. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori