ISIS ia ka prerë kokën luftëtares
kurde, e cila u bë e njohur, për shkak se deklaroi se ka vrarë mbi 100 militantë të IS.
Nga raportimet e mediave të huaja, mësohet se luftëtares
kurde me pseudonimin "Rehana" i është prerë koka.
Në një foto postuar në rrjete sociale, shihet një luftëtar i ISIS që mban kokën e luftëtares
kurde.
Rehana u bë e famshme, pasi ndër të tjera u bë edhe simbol i rezistencës së kurdëve në luftën e tyre kundër organizatës terroriste ISIS.
Luftimet më të ashpra mes kurdëve dhe militantëve të ISIS po zhvillohen në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë./albeu.com/
Shtuar më 27/10/2014,
ora 15:32