Ishte "zhdukur", Tuna shfaqet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen nga Patrisi (FOTO LAJM)
Tuna Sejdi dhe Patris
Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se
Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.
Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në
Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris
Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të
gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në
Instagram e që do të ketë gjithë jetën.
Askush s’ka folur publikisht
mirëpo mesazhi i ndarjes është i qartë. Ndërkohë, këngëtarja ka preferuar të mos jetë aktive gjatë këtyre muajve në rrjete sociale dhe hera e fundit që kishte postuar ishte në nëntor të vitit 2020.
Mirëpo,
Tuna na shfaqet në story-t e fundit në
Instagram duke treguar se është në Mavror, ku po shijon pushimet e dëborën dhe duket se s’po e vret aspak mendjen nga ndarja.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 09:12