Ishte fshehur tek këpucët, gjarpri i rrezikshëm tmerron familjen (FOTO LAJM)

Prania e gjarpërinjve është normale në Australi, megjithatë ndodh që ata janë helmues duke ngritur alarmin tek banorët lokalë.

Një familje në Sydney të Australisë është terrorizuar kur ka parë se një gjarpër i rrezikshëm gjendej në raftin e këpucëve.

Gjarpri ishte fshehur në një mënyrë perfekte në raftin e këpucëve dhe ishte shumë e vështirë që ai të vihej re.

Ka qenë një nga fëmijët që ka pikasur gjarprin në momentin që ka shkuar për të marrë këpucët.

Familja ka njoftuar menjëherë shërbimet e posaçme të cilët kanë bërë të mundur largimin e tij.
Shtuar më 25/08/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori