Aksidenti tragjik në Librazhd, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Policia e Elbasanit ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan – Librazhd, ku 3 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

Blutë kanë zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik, ku një mjet tip “Benz” u përplas nga një mjet tip “Ford” dhe më pas ka përfunduar në Lumin Shkumbin.

Nderkohe shkaku i aksidentit nuk dihet ende dhe grupi hetimor po punon per percaktimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com

 


Shtuar 1.02.2022 14:17