Ish ushtarët e UÇK-së mblidhen sërish në Kumanovë (FOTO LAJM)

Sonte në Kumanovë është duke u zhvilluar një takim i ri me ish ushtarët e UÇK-së nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, ku po behen konsultime lidhur me propozim ligjin për zgjidhjen e statusit të UCK-së.

Gazeta Lajm raporton se në takim është prezent edhe Hazbi Nuredini, i cili ka përgatitur nje propozim ligj për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme.

Ish ushtarët në këtë takim kanë përsëritur disa herë se ligji për ish ushtarët e UÇK-së duhet të jetë prioritet për qeverinë e re dhe se partitë shqiptare nuk duhet të mbështesin asnjë qeveri pa marrëveshje për këtë ligj. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori