Adoleshentët “skifterë” në Divjakë, vodhën para nga një shtëpi

Dy adoleshentë po hetohen nga policia, pasi dyshohet të kenë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Divjakë.

Burime bëjnë me dije se vjedhja e parave ka ndodhur më datë 1 korrik, në një banesë në Divjakë, ku tre adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Për pasojë, dy të miturit, njëri 16 vjeç dhe tjetri 15 vjeç janë vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër 15 vjeçar, bashkëautor në vjedhje./albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 15:18