Ish Sophie e "Zonë e Lirë" do bëhet mami (FOTO LAJM)

Pëlqej
Emri i saj është Andonia Dobi dhe është me origjinë nga Gjirokastra. Andonia nuk është një fytyrë e panjohur, pasi ajo prej disa kohësh punon si modele dhe për një periudhë kohë bëri rolin e Sophies tek "Zonë e lirë".

Ajo ka organizuar një baby shower duhe tregur kështu se është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë e një vajze.

"Bebes sonë: Nuk të kemi takuar akoma por mami dhe babi janë kaq të dashuruar me ty sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Ne ndjejmë çdo lëvizje, gjuajtje tënden dhe dita jonë bëhet më e bukur.

Deri tani nuk e kisha imagjinuar kurrë që në botë ekziston një ndjenjë e tillë. Ne falenderojmë Zotin çdo ditë që na dha mundësinë të jemi prindërit e tu. Mami dhe babi të duan më shumë se jetën e tyre", shkruan Andonia. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori