Ish-missi shqiptar rrezikon jetën, të gjithë të shqetësuar (FOTO LAJM)

Pëlqej
ish-missi i parë shqiptar Valbona Selimllari është një nga femrat më të bukura të vendit tonë.

Ajo është mjaft aktive në ekran, ku merr pjesë në emisione të ndryshme e si pasojë është kthyer edhe në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Ajo shpeshherë publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregon nga jeta e saj profesionale e ajo private. Së fundmi Valbona ka publikuar një foto ku shfaqet në malin e Jezercës.

Valbona shihet e veshur sportive, me atlete, flokët e lëshuar teksa mbahet pas një shkëmbi, në një lartësi të madhe.

Missi i ka shqetësuar fansat me këto foto pasi me një ngjitje të tillë ka vënë në rrezik edhe jetën. "Super guxim, paske rrezikuar, do biesh o yll", janë disa nga komentet e fansave e mes tyre dallon edhe komenti i Olta Gixhari e cila e shqetësuar e pyet Valbonën nëse është mirë. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori