Qeveria miratoi emërimin e Enkeljeda
Muçaj në detyrën e Avokatit të
Përgjithshëm të Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Artur Metanin, i cili u zgjodh Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
“Në mbështetje të
nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të
nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave, vendosi: Znj. Enkelejda
Muçaj emërohet Avokat i
Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të
Ministrave.
Enkeljeda
Muçaj punon si avokate në një firmë
ligjore prej vitit 2000. Ajo ka asistuar klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe minerareve si dhe në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri.
Në vitet 1998-2000, Enkelejda
Muçaj ka pasur edhe një rol si “Këshilltare
Ligjore e Ministrit të Kulturës dhe Rinisë së asaj kohe, Edi Rama. Ajo ka ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re
ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në biografinë e saj.
Shtuar më 04/03/2020,
ora 16:43