Hajdut serial i makinave dhe biçikletave, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar i cili kishte kryer vjedhje në mënyrë të përsëritur, në automjete të ndryshme. Gjithashtu ishte autor edhe i vjedhjes së një biçiklete.

38-vjeçari u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve, për disa raste vjedhjesh, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të tyre, shtetasit G. Ll., 38 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi G. Ll. është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, vjedhje këto të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.02.2023 15:20