Ish e dashura fton familjen mbretërore në dasmë, po Princi Harry do të shkojë? (FOTO LAJM)

Ish e dashura e Princ Harry, Ellie Goulding pritet që shumë shpejt të celebrojë dashurinë e saj me martesë.

“The Sun” shkruan se këngëtarja ka ftuar në dasmën e saj, Dukeshën Kate dhe Princin William. Përveç tyre Ellie ka ftuar edhe Princeshë Beatrice dhe Eugenie të cilat do të jenë të ftuarat e nderit.

Mësohet se ata do të jenë të pranishëm, pa marrë parasysh se këngëtarja më herët ka qenë e dashura e Harry-t

Deri tani nuk dihet nëse Harry dhe Meghan kanë marrë një ftesë nga këngëtarja, megjithatë “The Sun” shkruan se Harry nuk do e pranonte kurrë këtë ftesë.

Harry dhe Ellie u njohën gjashtë vite më parë në dasmën e Kate dhe William, ku Harry shoqëronte vëllain e tij, ndërsa Goulding ishte e ftuar si këngëtare.

Shtuar më 20/07/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori