Ish-deputeti nxjerr disa mesazhe sekrete ku flitet për Linda Ramën (FOTO LAJM)

Ish-deputeti Bardh Spahia, ka denoncuar në profilin e tij në facebook vendosjen e shkollës në përdorim të pushtetit.

Për ta ilustruar këtë fakt, Spahiu ka publikuar një komunikim midis drejtoreshës së shkollës Teknologjike në Shkodër me mësuesit, ku u kërkon këtyre të fundit të jenë të pranishëm në një takim me gruan e kryeministrit, Linda Rama.

Madje duke u bërë edhe presion që të vijnë urgjent në takim.

“Të qeshësh a të qash me mënyrën se si edhe shkolla vihet në shërbim të pushtetit. Ja shembulli që denoncohet i drejtoreshës militante të shkollës Teknologjike në Shkodër që ndërpret mësimin, e i vë mësuesit në funksion të nevojave të zonjës së kryeministrit! Shikoni mesazhet se si angazhimi i përsëritur reflektohet si urdhër nga drejtoresha! Deri tek shkollat shtrihen tentakulat e këtij pushteti që e trajton këtë vend si bahçen e Surrelit e padyshim promovon ushtarë të verber.#VajMedetNxenesitNeCfareDuarshJane”, shkruan Spahia
Shtuar më 05/04/2019, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori