Ish-bosi "El Chapo" ekstradohet në SHBA, ja çfarë rrezikon ai (FOTO LAJM)

Ish-bosi i drogës "El Chapo", Meksikani Joaquin Guzman, është ekstraduar sot për në SHBA, njoftojnë autoritetet meksikane.

Por, ekstradimi i tij do e përballë me akuzat për trafik droge dhe vrasje, që mund ta lënë përjetësisht në burg "El Chapon".

Ai pritet të dalë sot para një gjykate në Brooklyn ku edhe do përballet me akuzat.

Vitin e kaluar ai u transferua në një burg në Ciudad Juarez, por autoritetet në atë kohë mohuan që transferimi ishte një shenjë paralajmëruese për ekstradim.

Ndonëse Guzman ka luftuar për të qëndruar dhe për tu gjykuar në Meksikë, duket se kërkesat e tij nuk janë marrë parasysh. Guzman u bë edhe më i njohur, pasi u arrestua dy herë nga autoritetet meksikane dhe të dyja herët mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë. E ky ekstradim, duket se është edhe një lehtësim për meksikën.

Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në Çikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500 – 2000 kg heroinë në muaj nëpërmjet Çikagos dhe akuzohet se "merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, së bashku me 35 të akuzuar të tjerë". /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori