Aksident në aksin Vuno-Himarë, makina del nga rruga e përplaset me bordurën

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Vuno-Himarë.

Lajmin e bëri të ditur policia, sipas të cilës, një mjet tip “Ford”ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.07.2022, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Vuno-Himarë , shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/