Irma dhe Eranda Libohova urojnë nga Burgu i Grave 1 qershorin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që të gjithë personazhet publikë zgjehdin të dalin me fëmijët dhe të urojnë përmes fotove të tyre të bukura, motrat Libohova kanë zgjedhur një mënyre tjetër për të uruar këtë festë.

Ato kanë kënduar në një festë në burgun e grave 325, ku organizohej një aktivitet.

Aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo, ka postuar ne rrjetet sociale fotot e mësipësipërme.

“Ne, 1 qershorin e festuam te Burgu i Grave 325, me motrat fantastike, Irma Libohova Kaso dhe Eranda Libohova, studentet e mrekullueshem te Marin Barletit, miqte e Caritasit dhe te pakrahasueshmen Xhoi, drejtoresha e burgut qe organizoi gjithcka. Ishte nje feste e paharrueshme per te gjithe. U dhame atyre njerezve pak gezim nga gezimi yne”, shkruan Erion Kristo. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2017, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori