“Irma” bën copash aeroportin më të famshëm në botë (FOTO LAJM)

Aeroporti i famshëm i Shën Maartenit, “Princess Juliana” është shkatërruar nga uragani “Irma”.

Stuhia e fuqishme ndau në copa aeroportin këtë mërkurë me erëra që shkonin deri në 185m/ph pranë plazhit Mohao.

Copa të medhaja shkëmbinjsh u përplasën pas aeroplanëve ndërsa shkallët e ngjitjes u përplasën për tokë nga sasia e madhe e reshjeve.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo erërat e fuqishme zhvendosën rërën e plazhit përgjatë pistës së aviacionit, shkruan Mail Online, përcjell albeu.

Stuhia që tashmë ka arritur kategorinë 5 të rrezikshmërisë më të lartë të mundshme është drejtuar edhe drejt super-vilës së Trumpit e quajtur "Le Chateau des Palmiers" ose “Kështjella e Palmave”. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori