E rëndë në Gjermani, 30 vjeçari ekzekuton 6 anëtarët e familjes

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani ku deri më tani raportohet të ketë 6 viktima.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin gjerman të “Rot am See”.

Sipas mediave të huaja, të shtënat u regjistruan në një ndërtesë pranë një stacioni hekurudhor.

Policia tha se sipas të dhënave të para, dyshohet se ka një lidhje midis të dyshuarit dhe viktimave. Nuk dihet ende identiteti i agresorit.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive personale. Tabloidi Bild raportoi se sulmuesi ishte një burrë rreth të 30-tave, ndërsa viktimat ishin anëtarë të familjes së tij.


Shtuar 24.01.2020 14:18