“Zhduket” deputeti i lëvizjes BESA, Kuvendi bën pauzë

Vetëm sa ka filluar seanca e Kuvendit për votimin e besimit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka kërkuar 10 minuta pauzë.

Në sallë janë prezent 60 deputetë të opozitës. Mungon Kastriot Rexhepi nga Lëvizja BESA. Nga opozita theksojnë se telefonat e Rexhepit janë të shkyçur, ndërkohë që nuk është as në banesën e tij, shkruan Alsat.

Deputetët e shumicës nuk kanë hyrë në sallë, që nënkupton se LSDM-ja dhe koalicioni testojnë opozitën përmes kuorumit.


Shtuar 11.11.2021 11:32