INTERVISTA/ "Ekstremistët grekë do të ngrenë kishë në vendin ku u neutralizua terroristi Katsifa"
Pëlqej
Ajo që ndodhi dje në Bularat ku dhjetra ekstremistë grekë vunë nën këmbë shtetin shqiptar dhe simbolet e tij duket se do të jetë fillimi i një raporti të vështirë me fqinjët tanë jugorë nëse shteti ynë nuk merr masa të menjëhershme për ndalimin e futjes në Shqipëri të llumit të shoqërisë helene këtu.

Në një intervistë për gazetarin Ervin Leka të Albeu.com, historiani dhe publicisti Arben Llalla shprehet se ekstremistët grekë kanë në plan ngritjen e një kishe në vendin ku u neutralizua nga RENEA terroristi Kostantinos Katsifa pasu sulmoi me armë për gjysmë ditë forcat e rendit të Shqipërisë.

Intervista e plotë për Albeu.com

Albeu.com: Si e komentoni ngjarjen që ndodhi ditën e djeshmenë Bularat?

Ishte një ngjarje e turpshme për shtetin shqiptar sepse në atë varrim u thanë fjalë të ulta ofenduese për kombin dhe shtetin shqiptar.

Turpi vazhdojë ku dy deputet minoritar të Shqipërisë Tavo e Dule bashkoheshin me britmat e urrejtjes duke qenë dëshmitar për edhe përkrahës të britmave me urrejtje etnike dhe fetare.

Albeu.com: Ju keni i identifikuar disa ekstremistë grek që ishin të pranishëm në fshatin Bularat ditën e djeshme, mund të na thoni kush janë ata?

Unë kam identifikuar disa, por ishin rreth 500 njerëz të grupacioneve raciste, naziste dhe oficerë të shërbimit ushtarak grekë dhe policorë.

Ishin edhe disa deputet dhe eurodeputet grekë të partisë naziste Agimi i Artë të cilët janë antishqiptar të tërbuar. Bëhet fjalë për pesë deputet.

Albeu.com: Politika jonë pothuajse ka heshtur në lidhje me ngjarjen e Bularatit, si i cilësoni reagimet e Tiranës zyrtare?

Shteti shqiptar Ra dje, asnjë masë, edhe ato arrestime u liruan pa u hyrë një gjemb në këmbë. Të paktën duheshin dënuar për dhunim dhe ofendim të Shqipërisë.

Kjo lloj sjellje e shtetit dhe qeverisë shqiptare u jep shansin grekëve ekstremistë që të ripërsërisin ngjarjet kundër Shqipërisë.

Pati reagime nga partia PDIU dhe nga opinionistë, gjithashtu edhe Berisha reagojë. Por shteti heshti përpara një turme të tërbuar brenda shtëpisë sonë.

Albeu.com:Sa i përket reagimit të eurodeputetes qipriote…?

Eurodeputetja Eleni Theocharus bëri detyrën e saj për të mbrojtur grekët, faji është i ynë. Ajo u tregua e gatshme për të mbrojtur minoritarë. Ne duhet të mësojmë nga grekët dhe serbët se si mbrojnë atdheu, kultura, gjuha, flamuri e kombi.

Albeu.com: A duheshin liruar kaq shpejtë 12 ekstremistët grek ku sëbashku me ta ishte dhe Harallambos Karathanos?

Duheshin të dënoheshin në bazë të Kushtetutës ashtu si dënohet çdo shkelës ligji.

Krimineli, hajduti, vjedhësi s’ka kombësi dhe duhet dënuar. Shqipëria është gjunjëzuar përpara grekëve pas vitit 1990. Për fat të keq kemi rënë shumë poshtë si shtet.

Albeu.com: Mendoni se Shqipëria i kamekanizmat e duhura për ta parandaluar futjen e ekstremistëve grekë në territorin shqiptar?

Po, ka kapacitete sepse jetojmë në kohën e paqes, internetit dhe pajisjeve të përparuar. Më tej kemi dhe marrëveshje midis shteteve. Mendoj se Shqipëria ka kapacitete për të izoluar elementët ekstremisët grekë .

Albeu.com: Mendoni se ekstremistet grekë do të bëjnë në Bularat pelegrinazh çdo vit?

Jo mendoj por jam i bindur që do i kemi një çdo vitë, por çdo muaj.

Unë do jem i pari që do t’ju ofroj fotot kur të vijnë nga 3-4 autobuzë të organizuar në muaj. Dhe kur të filloj të ndërtohet Kisha tek vendi ku u vra terrorristi Kostandin Kacifas.

Bile sot Kuvendi i Greqisë mbajti një minute heshtje për Kacifas. E mendoni se çfarë ndodh? Po na e paraqesin kriminelin si ëngjëll, si shenjtor dhe hero. Kjo është metodë e mire për të krijuar Mite greke.

Albeu.com: Heshtja e autoriteve shqiptare mund të shërbejë si një mundësi e për shkallëzimit të nacionalistëve grekë në jug të Shqipërisë dhe në Himarë?

Patjetër që u kemi lënë hapsirë ekstremistëve greke edhe të tjerëve të tallen me shqiptarët, me shtetin shqipar.

Më keq do bëhet në jugun e Shqipërisë me provokime. Do shohim se si do mbajnë paradë provokime grekët në Shqipëri, do arrestohen 3-4 orë dhe do i lëshojmë ashtu siç bëmë dje. /Ervin Leka-Albeu.com
Shtuar më 09/11/2018, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori