Interesa marramendëse, si i "peshkonte" viktimat grupi i fajdexhinjve të Shkodrës (FOTO LAJM)

Grupi i fajdexhinjve të Shkodër të arrestuar sot nga policia ishin kthyer në një problem të mprehtë për zonën prej vitesh pasi skema që ata përdonin fuste në kurth në mënyrë të vazhdueshme personat që merrnin borxh duke i bërë më pas që të dorëzonin prona të tjera përmes presionin.

Grupi kishte në funksion të vetin edhe disa personazhe që njihen si "të fortët" e Shkodrës, të cilës bënin "punë bindëse" ndaj atyre që kishin marrë para borxh me interesa tepër të larta dhe nuk i kthenin brenda afatit të caktuar.

Ata njiheshin për këtë aktivitet në qytet dhe kishin persona kontakti që mundësonin lidhjen mes tyre dhe të interesuarëve për para borxh.

Interesat varionin nga 3 deri në 20 për qind në javë dhe skema ishte bërë e tillë që shumica e personave që merrnin borxh të mos kishin mundësi t'i kthenin paratë pasi kalimi i ditëve ua shtonte edhe më tepër atyre detyrimin.

Përballë kësaj situate të krijuar, futej në punë grupi i të fortëve që detyronin viktimat që të dorëzonin pronat e tyre duke shkaktuar probleme të mëdha në zonën e Shkodrës dhe rrethinave pasi siç mëson Albeu.com, në këtë rrjetë kishin rënë edhe personazhe të njohur të biznesit në qytet përveç personave të varur nga kumari.

Ka dyshime se disa vrasje në qytet lidhen pikërisht me këtë aktivitet.

Problematika ka qenë aq e madhe sa herë pas here, kleri fetar ka bërë thirrje nga kishat dhe xhamiat që të mos shkatërrohen jetët e njerëzve përmes fajdes. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori