27 vjet më parë, Francesco Totti vetëm 16 vjeç do të debutonte me Romën

Teksa ndeshja po i afrohej fundit dhe Roma po fitonte me rezultatin 0-2 në fushën e Brescias, tre minuta nga fundit për Romën do të kryhej zëvendësimi i fundit.

Vujadin Bosokov, trajner i Romës, shikon nga bankina dhe vendos të bëjë një zëvendësim.

Ai djalë 16 vjeç e gjysmë, një ditë më parë kishte luajtur për të rinjtë e Romës, ku edhe kishte shënuar.

Ishte 28 marsi i vitit 1993, kur në stadiumin ‘Rigamonti’, në fanellën e Romës po debutonte Franceso Totti.

Ai tani, gjithë karrierën e kaloi te Roma, duke u shndërruar në një legjendë për këtë klub.

Me 785 ndeshje dhe 307 gola, Totti konsiderohet si futbollisti më i madh në histori të Romës.

Në vitin 2017 u pensionua nga futbolli, me një titull të Serie A të fituar dhe një kupë të botës me Italinë.


Shtuar 28.03.2020 15:26