Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ka realizuar së fundmi një set mjaft interesant me të birin, Paridin, 2-vjeçar. Fotot e realizuara duket sikur i takojnë ndonjë fushate publicitare, nga ato që zënë billborderat e reklamat televizive, duke qenë se të dy, nënë e bir, janë në sintoni të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
Të
veshur me
ngjyrat e tokës, Ingriti dhe
Paridi bëjnë një dyshe shumë të lezetshme, konform tendencave të fundit të modës.
Ajo që bie në sy veç të tjerash në këto
foto është mënyra e pozimit të Paridit, si një model profesionist. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014,
ora 15:24