Infektohet me Covid-19, si është gjendja e Mariana Kondit (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një foto publikuar në Instagram, ku shfaqet e mbuluar me batanije në shtëpinë e saj dhe duket në gjendje shëndetësore të mirë.

Mariana është shprehur se më parë dëgjonte çdo njeri që i fliste rreth virusit, ndërsa tani është lodhur dhe ka vendosur të dëgjojë vetëm profesionistët.

“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, ka shkruar aktorja krahas fotos.
Shtuar më 16/11/2020, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori