Infektohet me COVID-19 moderatorja e njohur shqiptare: Nuk i shpëtova dot! (FOTO LAJM)
Moderatorja e njohur shqiptare, Fiori Dardha është infektuar me Koronavirus.

Fiori ka treguar se nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë do i duhet të qëndrojë për dy javë e izoluar në shtëpi.

"Për dreq, më gjeti edhe mua! Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske, covidit nuk i shpetova dot!

Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem “BOOM”, por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim “GOCAT”.

Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar. Rozana Radi dhe Erion Korini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.

Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do me mungoje edhe keto dite!

Rozi & Erion, ju vafte? mbare?! Kujdesuni per veten! Sherim te shpejte per te gjitha ata (qe si une), po perballen me Covid – 19! Me kujdesin e perkushtim e mjekeve dhe ndihmen e Zotit, do ia dalim! Forca!", ka shkruar moderatorja.
Shtuar më 03/12/2020, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori