Po ktheheshin nga Greqia, aksidenti në Fier rrezikon jetën e 4 anëtarëve të një familje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne aksin Fier-Tepelenë ku në një aksident janë plagosur 4 persona, anëtarë të një familje.

Mësohet se bëhet fjalë për një familje nga Durrësi e cila ishte duke u kthyer nga Greqia.

Sipas informacioneve të para mësohet se makina “Ford” ka dalë nga rruga ku janë lënduar dhe 4 familjarët.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 17.06.2020 20:59