Inagurohet në Dubai, shatërvani më i madh në botë (FOTO LAJM)

Me drita shumëngjyrëshe dhe ujin që ngrihet në qiell, është inauguruar atraksioni më i ri dhe më uniku në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe, që ka siguruar, menjëherë, edhe rekordin botëror Guines, si shatërvani më i madh në botë.

Ai ndodhet në Dubai dhe quhet “Shatërvani Palmë”. Zbulimi dhe inaugurimi u bë gjatë një transmetimi live. Ai zë një hapësirë prej 14 mijë metrash katror dhe e veçanta është se përbëhet nga uji i kripur i detit.
128 qitëset e ujit, e çojnë atë deri në 105 metra lart.

E zbukuruar me mbi 3 mijë drita led për të ndriçuar km larg, shatërvani i Dubait theu kështu rekordin që e mbante shatërvani i Koresë së Jugut.

Ai do të jetë i hapur për publikun në çdo ditë të vitit, pa pagesë. Çdo 30 minuta, shatërvani është projektuar të luajë muzikë, shoqëruar me një kërcim të vetë ujitngrihet në qiell.
Shtuar më 23/10/2020, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori