Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes! (FOTO LAJM)

“Për’puthen” është kthyer në një fenomen këtë sezon, por gjithsesi edhe në sezonin e parë kur ishte pjesë e “E diell”, shkaktoi goxha impakt te publiku.

Ina dhe Geri ishin çifti i parë që u krijua në këtë format, ndërsa fundin e rrugëtimit të tyre e konfirmoi asokohe vetë Ina në llogarinë e saj në Instagram.

“Sot perfundon rrugetimi im dhe i @geribardhi në Për’Puthen! Do te ngelet gjithmone nje nga eksperiencat me sfiduese për mua! Faleminderit shume për mbeshtetjen tuaj! ♥️”- shkruan Ina krahas fotove me Gerin.

Mirëpo, duket se kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë dhe rrugët e tyre janë ndarë. Ka qenë vetë Ina ajo që ka konfirmuar lajmin në një postim në Instagram.

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur nëse është më me Gerin apo jo, duke treguar se nuk janë më bashkë.

Sipas asaj që ka shkruar bukuroshja bjonde, shkak i ndarjes është bërë faktin se kanë patur qëllime të ndryshme për të ardhmen.
Shtuar më 23/11/2020, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori