Pranvera nis me reshje shiu, parashikimi i motit për datën 1 Mars

Duke fiiluar nga nesër e Mërkurë, 1 Mars deri në fund të javës moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë afatshkurtra dhe në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat minmale për datën 1 mars do të arrijnë deri 5 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Me poshtë tabela me temperaturat


Shtuar 28.02.2023 23:57