Imazhe tronditëse: Momenti kur ushtarët serb përdhunojnë gruan nga Kosova në sy të familjarëve (FOTO LAJM)

Deputetja e PDK-së Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimi sipas saj ka ndodhur në sy të familjes, teksa ata kërcënoheshin me jetë nga një tjetër kriminel që i qendron me armë në kokë, transmeton Albeu.com.

Në foto duken edhe disa trupa të shtrirë, të cilët janë vrarë më parë nga forcat serbe.

Ajo nuk tregoi se ku ka ndodhur kjo ngjarje e rendë, por theksoi se ka mjaft prova që konfirmojnë se serbët kanë krye genocit në Kosovë.

"Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serbdëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhuënës seksuale.

Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vemd ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia. “Gruaja është 50 vjecare tani kur ka ndodhur ka qenë 35 vjecare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza. Serbia është fajtorja”, përfundoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori